Jeta Osh Qef
Home

Prindërit shqiptarë po shkonin tek fëmijët në plazh, humb jetën tragjikisht nëna
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 16.07.2017, 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë rezultuar tragjike për një çift shqiptarësh me banim në Genoa.

Ata po udhëtonin me motor kur janë përplasur nga një automjet në autostradën e njohur si Masone, në provincën e Genoas.

Denise Velko, 35 vjeç nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë tragjikisht në spitalin e"San Martino di Genova”. Disa orë pas aksidentit. Bashkëshorti i saj Aleks Gjika 40 vjeç para se motori të përplasej ka mundur të hidhej dhe për pasojë ka thyer një këmbë dhe ka pësuar lëndime të tjera serioze për jetën.

Është mësuar se ata do i bashkoheshin fëmijëve të tyre në Cormano, ku edhe do të pushonin.

Karabinierët italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

coda-autostrada0001

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo