Jeta Osh Qef
Home

"Futbolli dhuratë nga mafiozi Pablo Eskobar", historia pabesueshme e blerjes së Bayernit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.07.2017, 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Blerja më e re e kampionëve gjermanë, Hames Rodrigez, ka marrë pjesë në stërvitjen e djeshme me skuadrën duke shfaqur një performancë mbresëlënëse në sytë e teknikut italian Karlo Ançeloti. Mirëpo kolumbiani i detyrohet një prej mafiozëve më të njohur të vendlindjes lidhur me gjenezën e tij si një lojtar profesionist.

Hames-Bajern-470x326

Njeriu i cili e ftoi Hamesin në kohën kur ai ishte 14 vjeç në skuadrën e Envigados ka qenë një prej krerëve më të famshëm të karteleve të Pablo Eskobar, Gustavo Upegui. Këtij të fundit talenti i jashtëzakonshëm i Hames Rodrigez i ka bërë mjaft përshtypje për një fëmijë të moshës 11- vjeçare.

Hames-dhe-mafiozi-Upegui-470x336

Në atë kohë, Upegui e fton kolumbianin në stërvitjen e skuadrës së Envigados. Në moshën 14-vjeçare ai ia doli mbanë më së miri të përfundonte startin e tij si lojtar profesionist. Menjëherë pas kësaj, Hames Rodrigez u vlerësua si një prej talenteve më të mirë botërorë, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të nivelit të lartë.

Hames-470x277

Pikërisht në momentin kur kolumbiani ishte në hollin e yjeve, për kreun e njohur të mafies, Gustavo Upegui, kishte ardhur fundi, pasi në vitin 2006 ai u qëllua nga policia kolumbiane, duke humbur talentin e vetëm të cilin ai e rriti në rrugën e duhur për ta bërë atë një nga lojtarët më të mirë të futbollit, si dhe një yll i cili është i etur për tituj.

Mafiozi-kolumbian-470x313

Pas disa kohësh, babai i Hames, Huan Karlos, ka zbuluar se nga çdo person tjetër Upegui ishte i vetmi që besoi në familjen Rodrigez dhe në talentin e djalit të tyre, i cili u bë një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit europian.

hames-470x294

Hames u bashkua me Bajernin për një huazim dyvjeçar nga spanjollët e Realit të Madridit, ku për kartonin e tij bavarezët do të paguajnë në fund të huazimit shumën prej 47 milionë eurosh./ Anton Lumezi