Jeta Osh Qef
Home

Lajm i keq për shoferët “trima”, javës tjetër nis masa e re e gjobës
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 11.07.2017, 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Drejtori i përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor, Mitat Tola foli në emisionin “Ekopolitikë” dhe bëri të ditur masën e re të gjobave për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Duke filluar nga java e ardhshme, për të gjithë ata drejtues automjetesh që shkelin rregullat do të nisë do të nisë fotografimi në cilësinë e provës me anë të teknologjisë së re.

Teknologjia e identifikon drejtuesin e mjetit kur përdor celularin ose kur e vendos rripin dhe gjoba shkon automatikisht, sikurse do të fillojmë javës tjetër. Drejtuesit e mjeteve të cilët nuk i respektojnë ata që rrinë në radhë nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë, bëjnë trimin do të jenë në fokusin e identifikimit elektronik, do t’i merret leja e drejtimit dhe do t'i pezullohet nga 2 deri në 4 muaj,-u shpreh Tola.

1

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo