Jeta Osh Qef
Home

Bie palma në Vlorë, zë poshtë nënën dhe fëmijën 2-vjeç
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 05.07.2017, 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një prej palmave që ndodhen në rrugën kryesore Vlorë-Skelë duket se është tharë plotësisht dhe ka rënë ditën e sotme në mes të rrugës.

Për fat të keq, në afërsi të palmës kanë qenë një nënë me fëmijën e saj të moshës 2-vjeçare, të cilët janë prekur nga rënia e pemës.

Për këtë falenderojmë kryetarin e bashkisë, Dritan Lelin që nuk bën asnjë gjë në këtë qytet. Nuk harrojmë as atë të gjatin që i bën lekët tona palma të kalbura", - thotë një prej të pranishmëve në vendngjarje.

Ndërkaq, si nëna dhe djali janë jashtë rrezikut për jetën.

X
Instalo aplikacionin JOQ.al
Instalo