Jeta Osh Qef
Home

Lamborghini i 2017 mbërrin në Vlorë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 02.07.2017, 16:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një automjet i shtrenjtë dhe i bukur, ëndrra e çdo mashkulli e pse jo, edhe femre shofere, një Lamborghini prodhim i vitit 2017, duket se ka mbërritur në vendin tonë dhe është blerë nga një shqiptar.

Vlera e këtij automjeti është rreth 300 mijë euro dhe siç e thamë më sipër, viti i prodhimit të tij është 2017. Këtë fundjavë makina e shtrenjtë ka vizituar qytetin e Vlorës, ku edhe ka tërhequr vëmendje.

Është një automjet me dy vende dhe siç duket, e ka pësuar keq për shkak të infrastrukturës së dobët në qytetin bregdetar. Rrugët me gropa të shumta, të paasfaltuara mirë e që mbajnë ujë në pjesë të ndryshme kanë dhënë efektin e tyre tek makina "e brishtë".

Drejtuesi i saj ka hapur krahun ka kontrolluar mjetin për defekt, siç raportojnë qytetarët pranë JOQ.al. Ndoshta Rama, i cili është edhe deputet në këtë zonë, duhet t'u kushtojë më shumë rëndësi të tilla problematikave, pasi jo të gjithë udhëtojnë me makinat e shtetit e u dhimbsen ato paratë e rregullimit të automjeteve teksa shkatërrohen.