Jeta Osh Qef
Home

E pabesueshme në Sarandë/ Gjetën portofolin me para dhe ia dorëzuan të zotit
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 20.06.2017, 18:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Rasti që do të lexoni më poshtë është me të vërtetë një akt që pasqyron qytetarinë, vepër që na mbush mendjen se në këtë botë ka akoma njerëz të mirë që nuk mendojnë vetëm për veten e tyre.

Çifti Mihasi gjeti një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumentesh, por pavarësisht se lexuan njoftimin se personi që i kishte humbur kishte vendosur shpërblim mbajtjen e të gjithë shumës së parave dhe kërkonte vetëm kthimin e dokumenteve, sipas Sarandaweb ata kanë njoftuar gjetjen e portofolit dhe thanë se do ta dorëzonin me gjithçka kishte brenda.

Para pak çastesh personi që  kishte humbur portofolin, një taksist i njohur në qytet, ka marrë në dorëzim nga çifti Mihasi portofolin me dokumente dhe gjithë shumën e parave që kishte brenda.

gentian-mihasi