Jeta Osh Qef
Home

Nëse shitet Ronaldo nuk përfiton vetëm Reali, por edhe 3 skuadra të tjera
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 19.06.2017, 17:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
madirrra-650x358Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, ka bërë që skuadra si Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, që “fërkojnë” duart për të përfituar nga kjo shitje.

FIFA ka nxjerë një rregull për të mbrojtur skuadrat që kanë ndihmuar lojtarë të rinj, të përfitojnë tre skuadra nga shitja e tij. Skuadrat që kontribuojnë në zhvillimin e lojtarit deri në moshën 23 vjeçare, u takojnë 5 për qind e shumës së parave të shitjes së tij.

Me këtë rregull, Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, të përfitojnë 5 përqindshin nga shitja e katër herë fituesit të Topit të Artë. Në këtë rast, Manchster United fiton 2.5 përqindshin e vlerës, Sportingu 2.25 dhe Maderia 0.25 për qind.

Nëse Ronaldo do të shitet për 100 milionë euro, Unitedi do të përfitojë 2,5 milionë euro, Sportingu 2,25 milionë dhe skuadra e tij e para Nacional Maderia, 250 mijë euro. Jo keqkur vijnë nga hiçi apo jo?