Jeta Osh Qef
Home

"Gjendja është alarmante”, Balena Blu kontakton edhe këngëtaren Xhesika Polo
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 19.06.2017, 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Loja vetëvrarëse "Balena Blu" nuk po njeh më as moshë, as gjini dhe as njerëz të njohur e të panjohur. Rastet e regjistruara në vendin tonë janë alarmante, kur bëhet fjalë edhe për mesazhet që po u vijnë njerëzve nga kjo lojë e frikshme.

Edhe në redaksinë tonë, të shumta kanë qenë rastet kur qytetarët kanë denoncuar mesazhet që kanë ardhur nga "Balena Blu", të cilat janë në gjuhën shqipe.

Pjesë e mankthit të kësaj loje ka qenë edhe këngëtarja shqiptare, Xhesika Polo, e cila e ka denoncuar mesazhin e ardhur në adresë të saj nga "Balena Blu".

Ndërsa, këngëtarja i bën thirrje prindërve të kenë kujdes për fëmijët, pasi kjo lojë mund të kontaktojë në çdo adresë. Ajo ka publikuar edhe shkëmbimin e saj të mesazheve me "Balenën Blu", ndërsa u bën thirrje fansave të raportohet faqja.

Sot më erdhi një mesazh nga një faqe e vetëquajtur “Balena Blu”. Kujtdo që i duket argëtuese të përhapë një lojë vdekjeprurëse te brezi i ri, te fëmijët e pafajshëm, i duhet të kalbet në burg sepse është KRIM! Miq, të afërm e kolegë, bëjini “report” kësaj faqeje, çdo faqeje të tillë të ngjashme dhe MOS HESHTNI! Gjendja është alarmante”, – shkruan këngëtarja.