Jeta Osh Qef
Home

Ky është "Van Dami" nga Shkodra, u fut tmerrin gjarpërinjve
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.06.2017, 17:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kohët e fundit është kthyer në një trend fotografimi i gjarpërinjve në të gjithë vendin. Pamje të ndryshme kanë ardhur në redaksinë tonë si nga vendet malore apo fushat, ku rriten e lulëzojnë këta zvarranikë, por edhe nga betonet e kryeqytetit.

Këtë herë pamje të veçanta vijnë nga Shkodra, në të cilat shihet një burrë që nuk i ka aspak frikë gjarpërinjtë. Ai është fotografuar duke mbajtur këto gjallesa në duar, e për më tepër, pozon duke i ngrënë të gjallë.

Zotëria duhet të ketë ndonjë dhunti të veçantë deri sa nuk është pickuar apo helmuar deri më tani. Në fund të fundit, ka edhe njerëz që nuk e njohin frikën, e ndoshta ky është një prej atyre rasteve...