Jeta Osh Qef
Home

 Paratë në xhep/ Deputeti i PS-së “dhëmbë për dhëmbë” me Tushajn: Pse ashtu e kemi nderimin e kafesë ne në Lezhë?
Nga: D.Cani | Publikuar më: 19.06.2017, 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kandidati për deputet, i pari në listën e Lezhës për LSI-në, Viktor Tushaj, u filmua teksa po i fuste në xhep një zarf të dhunuarit Gjovalin Gjini.

Mirëpo, pasi detaji shkaktoi shumë debat, reaguan zyrtarë të LSI-së dhe tashmë ka ardhur reagimi nga deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, rivali i Tushaj në këtë qark.

Viktor! Tradita jonë e kafesë siç e quan ti, nuk ka zarf nëpër shkallë por një shprehje solidariteti në pjatën e filxhanit të kafes dhe pa zarf! Kështu që njerëzit për budallenj mund t'i bëni sa të doni, siç keni filluar gjithë këto javët e fundit, me lloj-lloj sajesash e çudish, por të paktën leksione tradite mos jep. Sepse fyen tradirën duke e përdorur për të justifikuar një gjest që nuk nderon askënd”, shkruan Ndreu