Jeta Osh Qef
Home

Paradoksi në Vlorë/ Kur kreu i bashkisë kalon me Range Rover, invalidëve iu ngel karroca në dorë
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 19.06.2017, 17:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një paradoks i dhimbshëm ekziston në rrugën "Dhimitër Konomi" në Vlorë. Ndërsa, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka një shofer dhe lëviz në këtë rrugë pa trotuar me makinën e tij luksoze, invalidët vuajnë frikën se një ditë mund t`i shtypë vetë kryetari.

Një mesazh denoncues ka ardhur në redaksinë e JOQ.al, ku një qytetar shpreh shqetësimin se rruga "Dhimitër Konomi" është ndërtuar jashtë funksionit për qytetarët kalimtarë dhe i pamundur për t`u kaluar nga invalidët me karroca. Kjo rrugë është ndërtuar së fundmi nga Bashkia Vlorë.

Rruga "të merr më qafë", por kur shikon se tabela "Dhimitër Konomi" është e vendosur në mes të trotuarit të bën "të vësh duart në kokë". Përveç kësaj, paradoksi më i madh është kur lexon postimin në Facebook të kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli duke e mburrur punën e tij e duke thënë: "Kjo është Vlora që duam".

E, ndërsa paradokse të tilla janë prezentë çdo ditë e më shumë në Shqipëri, janë qytetarët ata që vuajnë drejtëpërdrejtë pasojat e punëve skandaloze të pushtetarët.

Ja mesazhi denoncues i qytetarit:

Po iu bezdis perseri per nje shqetesim aktual dhe te perditeshem. U kam derguar nje foto te nje tabele ne mes te te vetmit trotuar, e perseris te vetmit trotuar. Ka pak dite, qe u inagurua "Dhimiter Konomi" ne Vlore. Ka ndonje formule sesi mund te kaloj nje person invalid me karroc ne kete trotuar? Ju lutem, eshte vertet nje shqetesim, dhe jo thjesht nje verejtje. Kjo eshte tentativa e fundit nepermjet jush, ndryshe tabela do perfundoj keq.. Vetem ju mund ta zgjidhni kete gje! Kam besim tek ju.  Se Dritan Leli ketu kalon me Range Rover me shofer, e se ka provuar te shtyj karrocen e nje invalidi ..", shkruan qytetari.