Jeta Osh Qef
Home

Bathore/PD mbulon nekrologjinë e të moshuarit me lajmërimin e partisë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.06.2017, 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Çudirat elektorale kanë qenë nga më të shumtat në këtë fushatë, por kjo që do t'ju tregojmë më poshtë është me të vërtetë e turpshme. Partia Demokratike në Bathore ka bërë një veprim që vështirë se do të kapërdihet kollaj e që për më tepër është një fyerje e rëndë për familjarët e këtij burri të ndjerë.

Në një shtyllë në një prej lagjeve të Bathores, aktivistët e militantët e kësaj partie kanë mbuluar lajmërimin e vendosur në një shtyllë për vdekjen e një burri, duke ngjitur sipër një tjetër lajmërim të tyre për mbledhje më datë 19, çka shënon edhe fundin e fushatës elektorale.

Banorët e lagjes 5 dhe 6 të Bathores kanë vënë duart në kokë kur kanë parë këtë skandal të bërë nga partia, e imagjinoni si janë ndjerë të afërmit e zotërisë së ndjerë që ka ndërruar jetë. Vallë një njoftim partiak është më i rëndësishëm se një jetë njeriu, apo nuk ka vende të tjera ku mund të vihet njoftimi i PD-së për festë?

Është e vërtetë që në këtë botë mbizotëron si e mira dhe e keqja, e të dyja bashkëjetojnë, ama dhimbja e tjetrit duhet respektuar, kujtimi i një njeriu nuk mund të përdhoset në këtë mënyrë, e për më tepër, për një votë më shumë.

Në lajmërim thuhet se në mbledhje marrin pjesë figura të nderuara të PD-së, të cilat pas këtij veprimi të turpshëm, dyshojmë se sa të nderuara mund të jenë.