Jeta Osh Qef
Home

"Hiqni flamujt e PS e LSI se ju shembim shtëpitë", Xhelal Mziu merr masat e para në Kamëz
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.06.2017, 15:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mbrëmjen e djeshme, në një takim me elektoratin, kreu demokrat i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu u ka bërë thirrje gjithë banorëve që të heqin nga shtëpitë e tyre flamujt elektoralë të Partisë Socialiste e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi, siç tha ai "do tu shembnin shtëpitë".

E me sa duket, nuk ka qenë vetëm një kërcënim elektoral "sa për të thënë", por Mziu e ka marrë seriozisht. Sot, përballë selisë së PS-së në Kamëz janë parë skavatorë, të cilët rrinë në një rrugë të paasfaltuar, të lënë shkretë dhe ndoshta, gati për të shembur ndërtesën.

Hakmarrja ndaj kësaj ndërtese nga Xhelal Mziu. Mbrëmë po në këtë lagje kërcënoi, sot futi fadromën ", - thotë qytetari.