Jeta Osh Qef
Home

Zbardhet skandali/ Ky është detaji i fotos që nxori zbuluar Big Brother
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 16:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas skandalit të publikimit të fotove se banorët njiheshin që jashtë nga Damiano pas daljes nga shtëpia e BB, në Instagramin zyrtar të faqes, pati një reagim ku shpjegohej se fotoja është shkrepur gjatë xhirimeve dhe klipeve prezantues të secilit prej banorëve.

Por në foto tregohet një detaj që bie shumë në sy. Vihet re se Olsi në kohën kur është shkrepur fotoja, nuk e ka tatuazhin e dorës së majtë. Gjatë kësaj faze supozohet se banorët duhet të qëndrojnë të izoluar dhe ky detaj çon në dyshime se fotoja nuk është bërë në kohën kur deklaron BB dhe do të thotë se banorët njiheshin më parë.

Olsi ka qenë në qarkullim dhe tatuazhin e ka bërë jashtë, ndërkohë që dilte për kafe me miqtë e tij që rastësisht do hynin në Big Brother.

Për më tepër, kjo çështje jo vetëm që nuk u sqarua në emision, por as nuk u përmend me gojë.

Kanë qenë komentuesit ata të cilët kanë aluduar për pavërtetësinë e fotos.