Jeta Osh Qef
Home

Partizanin e pret ferri, këta do jenë tifozët kundërshtarë në Europa League
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 19.06.2017, 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
botev-ultrasit-470x312Partizani do të vihet përballë bullgarëve të Botev Plovdiv në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

Skuadra e cila mban emrin e heroit kombëtar të Bullgarisë, Hristo Botev, nuk ka ndonjë histori të madhe suksesi në futbollin vendas teksa ka fituar vetëm 2 herë titullin kampion.

Mështetja e tifozëve për këtë skuadër është e madhe dhe tifogrupi i ultrasve quhet “Bultras”. Aktualisht Botevi i luan ndeshjet në Kompleksin Sportiv “Botev 1912” me kapacitet 3500 vende sepse stadiumi “Hristo Botev” është në rikonstruksion.

Megjithatë punimet janë bllokuar që në vitin 2014 për mungesë fondesh. Për të përfunduar projektin e stadiumit, klubit të Botevit i nevojiten rreth 15 milion euro.botev-plovdiv-stadiumi-i-ri-470x264