Jeta Osh Qef
Home

Tragjedia në Portugali/ 62 persona u dogjën për së gjalli, si i shpëtoi flakëve 96 -vjeçarja
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 19.06.2017, 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një goditje rrufeje shkaktoi zjarrin masiv më të fuqishëm që ka ndodhur ndonjëherë në Portugali. 62 persona u dogjën për vdekje, ku të paktën 4 prej tyre ishin fëmijë.

Flakët përfshinë fshatrat në rajonin qendror Pedrogao Grande, ditën e shtunë.

Shumë të mbijetuar kanë nisur të tregojnë rreth asaj çfarë kanë përjetuar, siç ishte rasti i 12 personave që banonin në atë zonë, përfshirë një të moshuar 96-vjeçare, e cila thotë se u shpëtuan flakëve duke u fshehur në një rezervuar uji.

Maria do Céu Silva është përshëndetur si një heroinë pasi përdori rezervuarin e ujit në shtëpinë e saj për të shpëtuar banorët e Nodeirinjo, përfshirë nënën e saj të moshuar, raporton Correio da Manhã.

Silva tha se nëna e saj donte të lihej të vdiste, por ajo nuk mund ta pranonte këtë gjë, kështu që i drejtoi të mbijetuarit për te rezervuari i ujit, ku edhe u fshehën, ndërsa zjarri po vinte me furi drejt tyre.