Jeta Osh Qef
Home

Zarf në xhep simpatizantit në prani të Metës, LSI tregon të vërtetën: Ishin lekët e kafesë
Nga: D.Cani | Publikuar më: 19.06.2017, 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Detaji që JOQ publikoi mbrëmjen e djeshme lidhur me zarfin që kandidati i LSI-së në Lezhë Viktor Tushaj i futi në xhep simpatizantit Gjovalin Gjini, ka hapur mjaft debat në rrjetet sociale ditën e sotme.

Artikulli ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar gjërësisht, për faktin se e gjitha ka ndodhur në prani të Metës, ose më saktë, deri diku dhe pas shpinës së tij.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Eglantina Mirashi, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun pranë LSI në Lezhë, e cila ka thënë për NewsBomb se ato ishin lekët e kafesë për të dhunuarin.

Aty ishte nderi i kafes që i pim të gjithë zotërisë së dhunuar nga ata që kanë marrë peng vendin...kontributi modest i përbashkët i të gjithëve ne që ishin aty. Nuk është as krim e as turp te respektosh kafen e mikut tonë. Turp janë spekullimet që po i bëhen kësaj. Turp janë ngjarjet e dhunshme që po na shoqërojnë çdo ditë dhe të gjithë heshtin”, është shprehur ajo.

E çuditshme është që të gjithë pimë kafe me njëri-tjetrin, por nuk ia fusim në zarf. Kush e di sa e ka patur çmimin ajo kafe, që me sa duket “nuk mbahet dot në dorë”.