Jeta Osh Qef
Home

Shpërthen ish-deputeti socialist: Rama është më e keqja e Shqipërisë, më poshtë edhe se Saliu
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.06.2017, 15:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
vladimir kostaIsh-deputeti socialist, Vladimir Kosta është lënë jashtë listave zgjedhore nga kryetari i kësaj partie. Ai ka shpërthyer në një status të publikuar në Facebook, ku i drejtohet avokat Spartak Ngjelës.

Ndër të tjera Kosta thotë se Rama nuk e do këtë vend dhe se ka abuzuar me pasurinë kombëtare, ndaj duhet t'i kalojë prokurorisë për hetim, e jo të bëhet kryeministër.

Statusi i plotë i Vladimir Kostës:

Avokat Ngjela, Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu.

MË E KEQJA E SHQIPËRISË!

Avokat, ti e njeh me kohë Ramën, unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend... Gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara.

Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare, për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër!

Ky kryeministër ja hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot!

Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju s'keni reshtur duke e akuzuar.

Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta zhdukë OPOZITËN.

Edhe diçka, nëse e ke parë filmin "War dogs" Rama është tipiku Diveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti!"