Jeta Osh Qef
Home

Bie nga 10 metra lartësi, në gjendje të rëndë shqiptari në Itali
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.06.2017, 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
itNjë shqiptar është rrëzuar nga një lartësi e madhe e për pasojë është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur Via Nazionale Piemonte, në Savona, Itali.

38-vjeçari Edmond Ndou ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni, por duket se ka humbur ekuilibrin duke rënë prej një 10 metrash lartësi.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku gjendje e tij shëndetësore është shumë e rëndë.