Jeta Osh Qef
Home

"26 vite që nuk po shtrojnë një rrugë", gjendja e kësaj rruge në Berat është më keq se në mesjetë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2017, 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Me sa duket çudirat elektorale nuk kanë për t'u ndalur. Një denoncim i ardhur pranë redaksisë sonë bën me dije se kanë 26 vite që premtojnë shtrimin e një rruge që lidh 19 fshatra. Mos të harrojmë se e shtruan njëherë, por mënyra e shtrimit ishte pak e pazakontë sepse u shtrua me bar.

Këta mostrat sjellin miell për një muaj dhe për katër vite nuk ta hapin më telefonin. Kanë 26 vite që premtojnë se kjo rrugë do asfaltohet, pra i bie që ka çerek shekulli dhe politika thjesht tallet me ne. Janë 19 fshatra që varen nga kjo rrugë, por kanë vendosur ta lënë si në mesjetë. Herën e fundit që e shtruan e shtruan me bar, por vetëm gjatë fushatës kujtohen që të marrin në telefon edhe të kërkojnë votën", - ka shkruar banori për JOQ.al.

Vetëm në Shqipëri ndodh që rrugët të shtrohen me bar. E, pra si përfundim mund të thuhet me plot gojën se edhe rrugët mesjetare ishin në gjendje më të mirë.