Jeta Osh Qef
Home

Audi u fut në lokal/Flet dëshmitari: Tre persona u plagosën, ju tregoj ç'ndodhi dje në Paskuqan
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.06.2017, 14:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditën e djeshme një aksident ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, ku drejtuesi i një mjeti tip Audi ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë, makina ka dalë nga rruga duke u futur në brendësi të një lokali.

Policia bëri me dije ditën e djeshme se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 dhe si pasojë u plagosën lehtë tre persona, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë.

Bazuar në dëshmitë e pamjet e sjella në redaksinë e JOQ.al, në lidhje me këtë aksident, të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije se mes të plagosurve është edhe një minoren, i cili është plagosur rëndë.

Njëri nga të aksidentuarit është minoren 16-vjeç edhe është në gjendje të rëndë. Makina sa ishte marrë nga servisi për një problem në abs që nuk ishte rregulluar që ka çuar në këtë tragjedi. Të paktën kështu konfirmuan njerëzit aty pranë", - tregon i pranishmi në vendngjarje për JOQ.al.