Jeta Osh Qef
Home

"Isha xheloz për kosovarin", burri nga Durrësi qëllon me sëpatë e lë të vdekur gruan
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
73-vjeçari Veli Dervishi, i cili vrau gruan e tij, duke e qëlluar tre herë me sëpatë në kokë në Golem, më 29 gusht të vitit 2016 është dënuar ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 35 vite burg.

Sipas deklarateve të tij, e shoqja, Shazivare (Merja) Dervishi, i kishte nxirë jetën. Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën "arrest me burg" më 31 gusht 2016 për Dervishin.

Sipas avokatit të tij, Stefan Topallit, vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka qenë e paramenduar.

Në një intervistë nga burgu në kohën kur Veli Dervishi gjendej në burgim deklaroi se kishte aluduar për bashkëshorten e tij dhe ishte ndjerë xheloz, pasi ajo mbajti një natë pa pagesë në shtëpinë e tyre në Golem një familje nga Kosova.

Intervista:

Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes, kur ju vratë gruan tuaj? Në gjykatë thatë se edhe ajo tentoi t’ju qëllonte. A keni dëshmitarë apo prova për këtë dhe nëse po, si ndodhi ky episod?

Kemi pasur debat për një familje nga Kosova, që morën një apartament me qira te ndërtesa që ne kemi në Golem. Gruaja i la të qëndronin në shtëpi një natë më shumë sesa kishin paguar qiranë dhe unë nuk isha dakord për këtë gjë. Ata qëndruan një javë, gruaja u mori paratë për 6 ditë. Qiraxhiu që kishte ardhur me familjen filloi të hidhte fjalë të mira për gruan time dhe unë aty fillova të dyshoja. Më pas, 3 ditë më vonë, gruaja erdhi në Tiranë me justifikime të ndryshme. Kur u kthye, patëm debat sepse u përballëm në rrugë për arsye kot, më tha çfarë do ti në rrugën dytësore në Golem. Shkuam në shtëpi dhe patëm debat, pasi dyshoja edhe tek udhëtimi i saj në Tiranë me justifikime të ndryshme.

Pse vendoset ta vrisnit gruan tuaj?

Qëllimi im nuk ishte për ta vrarë, por e vërteta është se tani kjo gjë ka ndodhur. Kam vepruar për vetëmbrojtje sepse në debat e sipër tentoi të më qëllonte me sëpatë dhe kam dy shenja në krahë nga ajo goditje.

A keni dëshmitarë për këtë?

Jo, nuk kam.

A jeni penduar për krimin?

Jam penduar se nuk kam dashur ta vras

A jeni penduar për fyerjet që i bëtë viktimës në sallën e gjyqit, ku e akuzuat për tradhti dhe e cilësuat “femër e ulët”?

(Nuk përgjigjet)

Çfarë konfliktesh keni pasur konkretisht dhe për çfarë motivesh?

Kemi pasur konflikte të ndryshme gjithë jetën, që kur jemi martuar. Ka qenë shumë e vështirë dhe më ka nxirë jetën.