Jeta Osh Qef
Home

Shkon të heqë dy dhëmbë te dentisti, 3-vjeçarja humb jetën tragjikisht
Nga: D.Cani | Publikuar më: 19.06.2017, 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një 3-vjeçare nga Kalifornia, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Qendrën e Kirurgjisë së Dhëmbëve të Fëmijëve.

Daleyza Avila-Hernandez kishte shkuar së bashku me nënën e saj për të hequr dy dhëmbë që i kishte të pozicionuar shumë keq, por edhe pse dukej e shëndetshme, e gjallë dhe e mbushur me jetë, nuk arriti që të përballonte dhimbjen.

Mamaja e saj Araceli Avila ka denoncuar publikisht spitalin, teksa ka thënë se nuk dëshiron që nëna të tjera të përballen me këtë tmerr që po kalon ajo.

E vetmja gjë që bëra është që çova vajzën për të rregulluar dhëmbët e pozicionuar shumë keq tek dentisti dhe ata 30 minuta më vonë ma sollën të vdekur. Isha në sallën e pritjes kur pashë ambulancën që vinte. U ngrita për të parë se çfarë kishte ndodhur, por nuk ma mori kurrë mendja se ishte vajza ime e vdekur ”, ka thënë Araceli për KTVU.

Ndihmës-infermierja tha se zemra e 3-vjeçares kishte ndaluar gjatë procedurës së heqjes së dhëmbëve, ndërsa dyshimet e saj ishin se vajza kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

Megjithatë, mamaja e vogëlushes e ka mohuar kategorisht këtë, duke thënë se vajza ka pasur një gjendje të mirë shëndetësore.