Jeta Osh Qef
Home

Kundërshtari i Skënderbeut në Europë i pret korçarët në një stadium të çuditshëm
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 19.06.2017, 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Estadi_Comunal_Vella-470x353Shorti i Ligës së Europës i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë përballë njëri-tjetrit Skënderbeun me skuadrën e Sant Hulia, një ekip i vogël nga Andorra. Një short më i mirë se ky nuk kishte ku të shkonte për korçarët.

Sant Hulia është një prej klubeve të vogla të kampionatit të Andorrës, i krijuar në vitin 1982. Që atëherë, ky klub ka arritur të fitojë dy herë titullin kampion (2005, 2009) dhe pesë herë Kupën e Andorrës.

Ndeshja e parë ndaj Skënderbeut do të zhvillohet në Korçë, ndërsa ajo e kthimit në Andorra, në stadiumin “Comunal d’Andorra la Vella”, që është më i madhi në përdorim për klubet në këtë vend. Ai ka fushë me bar natyral dhe një kapacitet prej 1300 tifozësh.