Jeta Osh Qef
Home

“Shteti po na merr jetën në mes të Tiranës, i fikin semaforët dhe polici të del papritur me bllok në dorë”
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 19.06.2017, 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Duke qenë se Tirana është një metropol, aksidentet janë një ngjarje thuajse e përditshme, megjithatë kur shteti t’i krijon rrethanat e tilla që të aksidentohesh fare lehtë është për të ikur truri.

Tek ura e Lanës pranë piramidës në Tiranë, ku është edhe një kryqëzim dhe një rrugë që pas mesnatës është goxha e rrezikshme si shkak që në atë pjesë janë të përqendruara shumë lokale nate dhe të rinjtë rastisin të dehur, Bashkia e Tiranës i fik semaforët.

Shqetësimi i ngritur është se në këtë kryqëzim fiken shpesh semaforët dhe nuk ka as policë rrugorë.

Përshëndetje JOQ! Shteti e ka bo ndër mend ma na vra. Shikojini si kanë ndodhur 2 aksidente për 1 orë në kryqëzimin pranë Piramidës dhe pse?! Sepse i fikin semaforët! Ka dy muaj që ndodh kjo gjë dhe ndodh pas mesnatës. Kam bërë edhe vet aksident prandaj e di sa keq është. Po ky shtet është ku*v, mirë që na marrin lekët por tashi do na marrin edhe jetën. Postojeni që ta shohin se kushedi sa persona do humbin jetën aty po vazhdoi kjo situatë. Këta i fikin kastile se u duhen lekë për fushatë dhe si i fitojnë lekët?! Duke vënë gjoba këtu, se nuk lënë as polic që orienton në vend të semaforit të fikur, por rrinë pas pemës ata që të këpusin në gjoba. Sa futet ndonjë shpejt del e ta rras gjobë, ndërkohë pse të bësh aksident se ka shumë merak ky shtet. Kjo është një rrugë shumë e rrezikshme se dalin të rinj nga lokalet dhe në vend që Policia të kujdeset për jetët e qytetarëve u fik edhe semaforët, imagjino të jesh me familjen dhe të vijë njëri flakë dhe të hedhë përtokë”, përfundoi qytetari.

Më poshtë janë dy videot që tregojnë aksidentet, ndërkohë komentet në to i thonë të gjitha.

Aksidenti i parë:

Aksidenti i dytë: