Jeta Osh Qef
Home

"Nuk bëhen tek laboratori ynë", torturat që përjetojnë çdo ditë pacientët nëpër spitale
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2017, 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një nga denoncimet më të shumta që vjen në pranë redaksisë sonë është për spitalet. Në disa raste vijnë denoncime për kushtet e spitaleve, për mënyrën se si mjekët komunikojnë me pacientët dhe korrupsionin. Por gjatë ditës së sotme ka ardhur një denoncim, i cili vë në dukje se pacientët detyrohen t'u drejtohen spitaleve private për analiza.

Në qendrën spitalore "Nënë Tereza" dhe pacientët që duhet të kryejnë dializën detyrohen t'i drejtohen spitaleve private për të kryer disa analiza. Unë kam shkuar edhe në drejtorinë e spitalit dhe më thonë se nuk bëhen te laboratori jonë, por thonë shkoni drejt privatit. Nuk e dimë edhe për sa kohë do vazhdojë kështu",- ka shkruar një paciente për JOQ.al.

Premtimin "Shëndetësi falas", e mbajmë mend të gjithë, por me sa duket ky premtim ka devijuar pak rrugë sepse pacientët po detyrohen të shkojnë tek privati.