Jeta Osh Qef
Home

Numri i cigareve që pi një shqiptar mesatar në vit, në cilin vend renditemi në botë?
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Cigarja është një nga gjërat e shumta që ka fundosur Europën lindore vitet e fundit dhe konsiderohet si një epidemi që ka kapluar popullatën. Harta e mëposhtme tregon statistikat europiane të tymosjes dhe pjesa që na intereson është Ballkani.

Studimi i vitit 2007 është kryer në persona mbi 15 vjeç dhe kjo është renditja.

Duhanpirësit më të thekur midis popujve sllavë (cigare të konsumuara në vit nga një person mesatar):

  • 1 – Serbia – 2924
  • 2 – Bullgaria – 2822
  • 3 – Rusia – 2786
  • 4 – Ukraina – 2401
  • 5 – Sllovenia – 2360
  • 6 – Bosnje Hercegovina – 2278
  • 7 – Bjellorusia – 2266
  • 8 – Mali i Zi – 2157
  • 9 – Republika Çeke – 2125
  • 10 – Maqedoni – 1934
  • 11 – Kroaci – 1621
  • 12 – Poloni –1586
  • 13 – Sllovaki – 1403

Ndërsa në një studim të kryer 7 vite më vonë, shohim se në një rank global, Shqipëria renditet në vendin e 52, me 1177 cigare të konsumuara në vit për person, numër ky më i lartë se ai i vitit 2007 ku rezultonte 1116.