Jeta Osh Qef
Home

Bënin "seks online" me klientë, gjykata lë të lirë tutoren dhe 5 vajzat
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 19.06.2017, 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pak ditë më parë në Tiranë u vunë në pranga gjashtë vajza pasi bënin "seks online" me klientë kundrejt pagesave. Ditën e sotme, gjykata e Tiranës vendosi që t`i lirojë nga qelia vajzat. Ato u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Chat Line 2”.

Policia zbuloi banesën në Tiranë, ku vajzat e mashtruara ushtronin “seks virtual” me klientë përmes kompjuterit. Sot tutorja e tyre, L. B., 34 vjeçe është liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa vajzat që ushtronin prostitucion do të procedohen në gjendje të lirë.

Sipas policisë, L.B pasi mashtronte vajzat për punësim i detyronte ato për të kryer prostitucion me anë të kompjuterit me persona të cilët më parë duhet të paguanin për abonimin për të parë vajzat e zhveshura.

Hetimi

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 7 njësi kompjuteri – 7 ekrane kompjuteri – 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.