Jeta Osh Qef
Home

"Shampanja kushton 4 mijë lekë ", djali i deputetit shqiptar sqaron fotot me eskorta luksi
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.06.2017, 14:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ.al erdhi një denoncim në lidhje me djalin e deputetit Pjerin Ndreu, Alvi Ndreu, për jetën e tij luksoze, të shfrenuar si dhe aludime mbi shoqërimin e këtij të fundit me prostituta luksi.

Edhe pse është në një moshë të vogël, Alvi është fotografuar në një prej hoteleve më të shtrenjta të Tiranës, duke konsumuar shampanjë me çmim marramendës dhe në shoqërinë e një femre.

Në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij, ka reaguar vetë ky i fundit, i cili sqaron situatën e ndër të tjera thotë se vajza është e dashura e tij si dhe shampanja kushton vetëm 40 mijë lekë të vjetra e mund të blihet në çdo dyqan në Tiranë.

Marr shkas nga një lajm që keni postuar në faqen tuaj për mua. Po ju sqaroj vetëm pikat kryesore:

1-Vajza në foto është e dashura ime dhe është fyerje ndaj saj dhe ndaj meje të konsiderohet si prostitutë.

2-Shampanja është një shampanjë 40 mijë lekëshe të vjetra dhe është lehtësisht e vrifikueshme. E gjeni në çdo dyqan.

3-Kemi qenë të ftuar një grup shoqëror në hotel dhe prania në dhomë ishte vetëm pak minuta.

4-Statusi dhe morali im dhe i familjes time nuk e lejon kurrsesi tejkalimin në ekstreme të tilla", - sqaron Alvi.