Jeta Osh Qef
Home

Surpriza e pakëndshme e Ballës dhe Veliajt, cërrikasit i përzënë nga qyteti
Nga: D.Cani | Publikuar më: 19.06.2017, 14:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka dalë në ndihmë Edi Ramës duke bërë fushatë elektorale.

Ditën e djeshme pas Rrëshenit, Veliaj është shfaqur në Elbasan dhe Cerrik përkrah Ballës, ku duket se nuk janë pritur mirë.

Kanë qenë Cërrikasit ata që i kanë “përzënë” nga qyteti me brohoritjet “Lulzim Basha, Lulzim Basha”, duke kërkuar që të dy të largohen.

Videoja është publikuar në Facebook nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan:

“Pritja që i rezervuan dje qytetarët e Cërrikut, Lal plehut dhe Taulant Ballës!”


Pritja ne Cerrik e Erion Veliajt dhe Balles by news-al