Jeta Osh Qef
Home

Siria "fut në sherr" superfuqitë, Rusia kërcënon SHBA: Do t'ju bombardojmë
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 13:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ministria ruse e Mbrojtjes u shpreh se do shihte si shënjestër çdo objekt fluturues në qiellin sirian, duke pezulluar kështu bashkëpunimin me SHBA për të parandaluar incidentet ajrore ndaj Sirisë.

Kjo deklaratë erdhi menjëherë pasi një avion ushtarak amerikan bombardoi një avion sirian, në provincën e Raqqas të dielën. Washingtoni reagoi duke thënë se avioni kishte lëshuar bomba pranë SHBA.

Damasku reagoi duke thënë se aeroplani u qëllua ndërkohë që ishte në një mision ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas qeverisë ruse, SHBA nuk e përdori kanalin e komunikimit midis tyre për bombardimin e avionit ushtarak qeveritar./ JOQ.al

Russia-revenge-us-shoot-syrian-aircraft-678x381