Jeta Osh Qef
Home

Xhelal Mziu kërcënon hapur banorët: Do t’ju shembim shtëpitë, hiqni flamujt e PS dhe LSI
Nga: D.Cani | Publikuar më: 19.06.2017, 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Jemi në një situatë të nxehtë politike, ku sa vjen dhe po dëgjojmë deklarata të forta nga politikanë të ndryshëm.

Pas deklaratës së bujshme të Ilir Metës, se do të armatoste popullin, tashmë është Xhelal Mziu, kryetari i bashkisë së Kamzës, i njohur për bindjet e tij të theksuara demokrate, i cili ka bërë deklaratë të fortë ndaj banorëve të njësisë që ka në administrim.

Hiqni flamujt e PS dhe të LSI që keni mbi çatitë e shtëpive, në të kundërt do tu shembim shtëpitë, komunat…”, ka thënë  Mziu.

Me këtë deklaratë duket se Mziu “po i hedh benzinë zjarrit”, pasi me siguri që do të vijnë reagime të forta.