Jeta Osh Qef
Home

Europa League/ Short bombë për Tiranën, buzëqeshin Skënderbeu dhe Partizani
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 19.06.2017, 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas Kukësit që do ndeshet me Moldavët e Sherif Tiraspol, edhe 3 ekipet e tjera shqiptare kanë mësuar kundërshtarët në turin e parë të Europa League.

Nëse Partizanit dhe Skënderbeut i ka buzëqeshur fati, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Tiranën.

Partizani do të ndeshet me bullgarët e Botev Plovdiu, një ekip deri diku i kalueshëm për të kuqtë e kryeqytetit.

Skënderbeu do ndeshet me amatorët e Sant Hulia nga Andorra dhe Tirana ka përballë gjigantët e Izraelit, Makabi Tel Aviv.

Ndërkohë kanë mësuar kundërshtarët edhe dy ekipet e tjera shqiptare, por që nuk luajnë në Superiore, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës.

Makabi Tel-Aviv (Izrael) – Tirana (Shqipëri)

Skënderbeu (Shqipëri) – Sant Hulia (Andorrë)

Partizani (Shqipëri) – Botev Plovdiv (Bullgari)

Dacia Kishinjev (Moldavi) – Shkëndija Tetovë (Maqedoni)

IFK Norkoping (Suedi) – Prishtina (Kosovë)