Jeta Osh Qef
Home

Futbollisti shqiptar “rrëmben” këngëtaren “bombastike”, puthje në plazh dhe skena të nxehta
Nga: D.Cani | Publikuar më: 19.06.2017, 13:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Këngëtarja e famshme  Nicole Scherzinger, duket se për t’u hakmarrë ndaj ndarjes me pilotin e Formula 1, Levis Hamilton është hedhur në krahë të futbollistit shqiptar.

Bëhet fjalë për Pajtim Kasamin, me të cilin këngëtarja u takua në ishullin grek, Mykonos.

Pas një feste të çmendur me mikeshat e saj për ditëlindje, Nicole është parë e përqafuar dhe duke u puthur me shqiptarin, i cili në pak orë u shndërrua në një nga emrat më të lakuar të medieve të të gjithë botës. Thuhet se marrëdhënia e tyre ishte vetëm aventura e një nate, ndonëse pakkush raportoi se ata kishin mbajtur kontakte edhe më pas.