Jeta Osh Qef
Home

"Ford-i" përplas 5-vjeçarin dhe përfundon në kanal
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 13:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Rreth orës 12:35, mesditën e sotme, në rrugën dytësore në Marikaj, Vorë një automjet i tipit “Ford” me targë DR 1104 F, me drejtues Nazmi Allarajn, ka aksidentuar 5-vjeçarin me iniciale O. K. i cili gjeti vdekjen në spital.

Pasi përplasi vogëlushin, mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës.

Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme procedurale.