Jeta Osh Qef
Home

Humbi jetën në mes fushës, arsyeja që i mori jetën do t'ju bëj të vini duart në kokë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2017, 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ivan Fandino, një nga toreadorët më të njohur spanjoll mbeti i vdekur në një arenë të Francës. 36-vjeçari u pengua gjatë luftimit tradicional me demin dhe më pas ai i dha goditje të forta në brinjë dhe në gjoks.

Në këtë mënyrë Ivanit iu shpua një mushkëri. Ai ndërroi jetë pasi pësoi dy herë atak kardiak në ambulancën që po e dërgonte në spital.

Në Spanjë ky ka qenë lajmi kryesor, por nga aktivistët për të drejtat e kafshëve ky lajm është përjetuar ndryshe, duke mos i kushtuar rëndësi humbjes së jetës së toreadorit.

Tragjedi është çdo luftim për 1000 demat që vriten brutalisht në Francë çdo vit. Këta dema nuk kanë asnjë shans mbijetese dhe i nënshtrohen një vdekjeje të dhimbshme", - shkruhet në një komunikatë.