Jeta Osh Qef
Home

Italiania shtyp me makinë ish-bashkëshortin shqiptar, ai e priste me thikë në dorë pranë punës
Nga: D.Cani | Publikuar më: 19.06.2017, 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Bergamos në Itali, teksa pas një konflikti me ish-gruan italiane një shqiptar ka humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Via Roma në Villongo, provincë e Bergamos.

Viktima është një shqiptar 44 vjeç, banor i Chiari dhe sipas policise italiane, quhet Agron Beshmata.

Mësohet se shqiptari e ndiqte prej kohësh ish-gruan, dhe para pak ditësh ajo e kishte denoncuar edhe në Polici.

Sipas Policisë, gruaja e ka goditur aksidentalisht me makinë shqiptarin në një përpjekje për të shpëtuar prej tij. Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku