Jeta Osh Qef
Home

Hidhet shorti i Champions League, ja me kë do përballet Kukësi dhe Trepça '89
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 19.06.2017, 12:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është duke u hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së parë dhe të dytë kualifikuese të Ligës së Kampioneve, ku Trepça ’89 do ta fillojë rrugëtimin në turin e parë kualifikues, ndërsa Kukësi në turin e dytë.

Dhe Kukësit i ka rënë shorti me kampionët e Moldavisë, ndërsa Trepçës me Vikingur-in e Ishujve Faraoe.

Kujtojmë që Trepça 89' është kampione e Kosovës, ndërsa Kukësi i Shqipërisë.

Turi i parë kualifikues

Vikingur (Ishujt Faroe) – Trepça ’89 (Kosovë)

Hibernians (Maltë) – FCI Talin (Estoni)

Alashkert (Armeni) – Santa Koloma (Andorrë)

Nju Seints (Uells) – Europa (Gjibraltar)

Linfilld (Irlandë e Veriut) – SP La Fiorita (San Marino)

Turi i dytë kualifikues

APOEL (Qipro) – Dudëlanzh (Luksemburg)

Karabag (Azerbajxhan) – Samtredia (Gjeorgji)

Partizan Beograd (Serbi) – Buduçnost Podgoroca (Mal i Zi)

Sherif Tiraspol (Moldavi) – Kukësi (Shqipëri)