Jeta Osh Qef
Home

Çudira elektorale/ Ja me çfarë po i blejnë votat e fermerëve në Mat
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2017, 12:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
59468bdf9dbb0-mat

Sëmundja e lëkurës tek gjedhet preku fshatrat e Matit në vitin 2016. Gjatë atij viti ekonomia e fermerëve u dëmtua, por strukturat politike dhanë premtimin se do i dëmshpërblinin.

Dhe kjo ndodhi, por është pak e çuditshme që shpërndarja e lopëve të nisi në kulmin e fushatës elektorale. Në fotot që janë publikuar dallohen lopët teksa i zbresin nga kamionët për t'ua dhënë fermerëve.

Mbase do të ishte më mirë që për mos të ndikuar në zgjedhjen e fermerëve , lopët të shpërndaheshin para fushatës elektorale.