Jeta Osh Qef
Home

Rama kërkoi shkarkimin e menjëhershëm, Haki Çako ia kthen "flakë për flakë": Jam drejtor...
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Drejtuesi Madhor i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të LSI-së. Ditën e djeshme në një konferencë të mbajtur nga selia e LSI, nënkryetari i kësaj force politike, Luan Rama kërkoi shkarkimin e tij tek Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë pas denoncimit të disa rasteve të dhunimit të eksponentëve të LSI..

Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të jem, jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar,- u shpreh ai.

Këto janë akte të shëmtuara dhune ndaj mbështetësve të LSI. Ditën e sotme persona të armatosur goditen Blerim Çelën me levë, ndërsa policia aty afër nuk ndërhyri. Banditë të rilindjes sulmuan kryetaren e LSI e të LRI në Pukë, pasditen e sotme, ende nuk janë identifikuar dhe kapur autorët. Situata kriminale është rënduar nga thirrjet e kreut të rilindjes Edi Rama. Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të shefit të policisë në Pukë, Lezhë Berat dhe të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Nëse nuk merren masa, atëherë në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë përballë këtyre fakteve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë përfshirë këtu kryetarin e Rilindjes. Jemi të detyruar të mbrojmë votën dhe veten pa i kapërcyer kufijtë ligjorë. Socialistët të ndahen nga rastet e dhunës,-tha Luan Rama dje.

Zgjedhjet nuk do kalojnë qetësisht, për më tepër kur konfliktet midis militantëve të partive po thellohen dita-ditës e po kthehen në personale.

page