Jeta Osh Qef
Home

“Këtë 50 lekëshin ma dha një klient i lokalit por është falso, shikojeni”
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 19.06.2017, 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk ndodh shpesh që të bini pre e parave të falsifikuara për shkak se është një dukuri e ndaluar dhe e dënuar me ligj, prandaj edhe nuk e hasni shpesh. Por edhe kur bie rasti të kemi para false në dorë, zakonisht ndodh me kartëmonedhat dhe jo me monedhat e hekurit.

Megjithatë me sa duket në Shqipëri ka filluar mashtrimi edhe me monedhat deri tek 5 qind lekëshi.

Një qytetar ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! DO të doja t’ju tregoja diçka të pazakontë. Kam një lokal në Vlorë dhe sot një klient më dha 50 lekëshe që më duket se është malco, sepse është e përbërë nga bakri dhe nuk është aq e rëndë sa 50-ja normale që jemi mësuar ta shohim në përdorimin e përditshëm. Kini kujdes se në këtë shtet nuk i dihet, çfarë s’mund të falsifikohet”, përfundoi qytetari i shqetësuar.

Mos ndoshta Banka e Shqipërisë ka ndryshuar prerje dhe qytetarët nuk dinë gjë?