Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet shuma e grabitur nga kasaforta e Lefter Kokës, ja sa milionë i ikën nga duart
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rreth orës 04:00 në mëngjesin e kësaj të hëne, tre persona të maskuar janë futur në ambientet e një kantine vere në Rrashbull, Durrës dhe pasi kanë lidhur rojen kanë grabitur kasafortën.

Është mësuar se brenda kasafortës së kantinës së verës, që i përket familjes së Ministrit të Mjedisit, kanë qenë 5 milionë lekë të vjetra.

Policia po kryen verifikimet e rastit dhe ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë.

Mësohet se roja i cili gjendej i shokuar nga ngjarja, do merret në pyetje së shpejti për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.