Jeta Osh Qef
Home

Harroni ndeshjen, biseda e Ronaldos me Pepen po bën xhiron e internetit
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 19.06.2017, 11:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portugalia ka barazuar 2-2 me Meksikën në Kupën e Konfederatave, ndërkohë që të gjithë ishin të fokusuar te ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi nuk shënoi në atë ndeshje, duke dhënë vetëm një asist, por në fund u zgjodh lojtari i ndeshjes nga FIFA.

Një bisedë mes tij dhe Pepes ka bërë bujë në mediat botërore, që ende nuk dihet nëse e ka pasur për ndeshjen apo për Realin, që thuhet se dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Ehh, ata janë shumë të këqij, ata janë shumë të këqij”, i thotë Ronaldo Pepes në fillim të pjesës së dytë, frazë që nuk dihet ende për çfarë arsye ta ketë thënë portugezi.