Jeta Osh Qef
Home

3 persona të maskuar bëjnë për ujë të ftohtë deputetin e njohur, lidhin rojen dhe i vjedhin kasafortën
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 10:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Rreth orës 04:00 në mëngjesin e kësaj të hëne, tre persona të maskuar janë futur në ambientet e një kantine vere në Rrashbull, Durrës dhe pasi kanë lidhur rojen kanë grabitur kasafortën.

Ky i fundit ndodhet në gjendje shoku dhe ende nuk është bërë e mundur zbardhja e dëshmisë së tij.

Kantina e verës “Gjergj Kastrioti”, ku ndodhi grabitja i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, deputet i LSI.

Në dalje të godinës grabitësit kanë marrë edhe furgonin tip "Benz" me targa “DR 3538 D” që ishte parkuar në oborrin e kantinës dhe janë larguar.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.