Jeta Osh Qef
Home

"Mos shpërnda para për fushatë se ndryshe...", ja si 3 të rinjtë i vunë armën në ballë lezhjanes
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.06.2017, 09:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një grua ka bërë kallëzim penal për tre të rinj, pasi e kanë kërcënuar me armë zjarri në fshatin Gjadër të Lezhës me motivin që të mos shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Ajo gjendej së bashku me të vëllanë, kur 3 persona kanë zbritur nga makinë tip "Benz" dhe i kanë kërcënuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datë 18.06.2017 , rreth orës 14:50 në sallën e Komandimit u mor njoftimi se në fshatin

Gjadër, Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur

me armë zjarri nga disa persona.

Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet

e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e

autorëve të kësaj ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me

vëllain shtetasin E.N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër janë ndaluar nga një mjet

fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka

kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit:

– S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë

– G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë

– A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor

Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.