Jeta Osh Qef
Home

U dështoi plani për Itali, ja çfarë bëjnë dy trafikantët në Velipojë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 19.06.2017, 08:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një gomone me 50 kilogramë kanabis sativa është djegur dhe është braktisur në plazhin e Velipojës.

Gomonia është konstatuar në orët e mbrëmjes të së shtunës. Kanë qenë shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Lezhë që kanë konstatuar një mjet lundrues që lëvizte në afërsi të bregut të detit.

Më pas shërbimet e Policisë Kufitare përgjatë vijës bregdetare, në fshatin Rrjoll, Velipojë, kanë gjetur mjetin lundrues teksa digjej. Nga hetimet paraprake rezulton se në një gjatësi rreth 100 metra në të dy krahët përgjatë bregut të detit ku po digjej gomonia u konstatua lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e shpërndarë në mënyrë të çrregullt, me peshë 50 kg, shkruan "Pamorama".

Mjeti rezultoi një gomone rreth 6 metra e gjatë. Fillimisht shërbimet e Policisë Kufitare fikën flakët që kishin përfshirë gomonen. Gjithashtu në breg të detit, afër gomones u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Gomonia me sasinë e drogës që ishte e gatshme për treg është dërguar në postën policisë në Velipojë nga ku janë bërë edhe hetimet e mëtejshme. E nuk dihet se cilët janë autorët që po tentonin të bënin trafik ndërkombëtar dhe që dyshohet se kishin si destinacion Italinë.