Jeta Osh Qef
Home

Ronaldo braktisi koferencën, dy "bomba" e rikthejnë te Manchester United
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 19.06.2017, 08:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
cristiano1Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo  u shpall lojtari i ndeshjespas barazimit 2-2 me Meksikën në përballjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave, por doli jashtë protokollit të FIFA-s duke bojkotuar konferencën për shtyp.

Fakti që Ronaldo nuk foli mbrëmjen e djeshme tregon qartë se lajmet për largimin e tij nga Real Madridi nuk janë të rreme, por me një bazë të qartë.

Mbrëmjen e djeshme "Sky Sport lëshoi “bombën” duke u shprehur me siguri se destinacioni i ardhshëm i kampionit të Evropës do të jetë Manchester United.

Sikur të mos mjaftonte “Sky Sports”, edhe gazeta e cila zbuloi e para dëshirën e Ronaldos për t’u larguar, “A Bola”, ka mërzitur tifozët madrilenë.

Sipas prestigjiozes portugeze, sulmuesi i ka kërkuar agjentit të tij, Jorge Mendes, që “të bëjë gjithçka që është e mundur” për ta transferuar te Manchester United.  E pra si duket gjithçka po merr rrugë dhe e ardhmja e portugezit po zbardhet nga ora në orë.