Jeta Osh Qef
Home

Kjo punë ofron 50 mijë paund në vit por askush nuk e pranon
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 19.06.2017, 07:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
auto_5943fe89c3618805208b465c1497783016

Kush nuk do t’i donte 50 mijë paund në vit?! Ndoshta jo të gjithë pasi të mësoni se çfarë nuk shkon me këtë punë.

Në një fshat të Skocisë në kufi me Anglinë, një familje ofron një punë shumë interesante, dado për dy fëmijët ë tyre të moshës 5 dhe 7 vjeç.

Familja është e gatshme të paguajë një person 50 mijë paund në vit, përfshirë 28 ditët e pushimeve bashkë me festat vetëm për të qenë dado.

Detyra është në thelb të kujdeset për fëmijët: t'u përgatisë atyre mëngjesin, t'i marrë ata në shkollë, t'i ndihmojë me detyrat e shtëpisë, etj.

Në njoftimin e postuar në faqen e Childcare.co.uk, familja e përshkruan shtëpinë e saj si një "të gjerë e të bukur, historike, shtëpia që ofron pamje spektakolare".

Problemi që askush nuk e pranon këtë punë është se në këtë shtëpi ka një aktivitet anormal, pasi vetë familja që jeton prej 10 vitesh aty thotë se muret flasin.

Vetëm vitin e shkuar janë larguar nga aty 10 dado.

50 mijë paund dhe a jeni gati ta mposhtni frikën? Të kujdeseni për dy fëmijë dhe t’u bëni “shoqëri” fantazmave të cilat i dëgjojnë vetëm personat e jashtëm dhe jo familjarët.