Jeta Osh Qef
Home

Lajthitin televizionet shqiptare, ja gafat që bënë kur u prezantua trajneri i ri i Tiranës
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 19.06.2017, 07:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Trajneri i ri i Tiranës, Ze Maria, ka qenë një emër i njohur në futbollin ndërkombëtar në fundin e viteve 90’ dhe fillimin e mijëvjeçarit të ri.

Por me sa duket jo edhe aq në Shqipëri ku televizionet e ndryshme e kanë prezantuar me emra nga më të çuditshmit, shkruan "Panorama Sport".

Ngatërrimi kryesor, ka qenë ai me argjentinasin e PSG-së, Di Maria, pasi ky emër e ka shoqërua në disa televizione teknikun e ri të bardhebluve.Ndërkaq, më i veçantë është emri që RTSHi ka vendosur ish-futbollistit të Interit e Brazilit.

Ndoshta duke marrë shembull nga De Biazi, të cilit iu shqiptarizua emri nga tifozët në Gani, në RTSH kanë gjetur menjëherë nofkën e re të trajnerit të Tiranës, i cili sipas tyre e ka emrin Zef Maria.