Jeta Osh Qef
Home

Londra nën terror/ Furgoni futen në xhami dhe bën kërdinë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 19.06.2017, 07:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një person ka hyrë mes një turme besimtarësh në afërsi të një xhamie në Londër. Ngjarja ka ndodhur në ‘Seven Sisters Road’. Sipas “Daily Mail” thuhet se rreth 11 burra myslimanë janë plagosur dhe një person ka humbur jetën në Xhaminë e famshme të Finsbury Park, pasi një person me fugon u fut në mes të turmës, pak pas mesnatës. Dëshmitarët okularë të ngjarjes raportuan se i dyshuari i këtij sulmi është arrestuar nga policia. Sipas asaj që shlruan “Daily Mail” Fugoni që është përdorur nga personi i arrestuar është marrë me qira nga një kompani me seli në Uells, “Pontaclub Van Hire 2”. Sipas dëshmitarëve policia ka arrestuar një burrë të bardhë, ndërkohë që gjithë zona po kontrollohet nga forca policie. Nuk ka ende një prononcim zyrtar që të thotë nëse ky është një sulm terrorist ose jo, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar nga policia e Londrës.

Një dëshmitare shkruan në Twitter, “Është e tmerrshme të shikosh policët që bëjnë masazh kardiak tek njerëzit e shtrirë në tokë, duke u përpjekur me dëshpërim për t’i shpëtuar ata”.

Udhëheqësi i xhamisë së “Finsbury Park”, Mohammed Kozbar, tha për The Sun, “Kushdo që e ka bërë këtë, ai e ka bërë për të lënduar njerëzit dhe është një sulm terrorist. Ne e quajmë një sulm terrorist siç e quajtëm atë në Mançester, Westminster dhe Urën e Londrës”

Ndërkohë ka reaguar edhe kryeministrja

Reagon kryeministrja Theresa May, e cila shprehet se, “Ky është një incident i tmerrshëm. Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë lënduar, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”.

POLICIA: Po hetohet si akt terrorist, një person humbi jetën

Hetimi po kryhet nga Komanda kundër Terrorizmit, tha Policia Metropolitane e Londrës. Një zëdhënës shtoi: “Shoferi i fugonit ­ një burrë 48 vjeçar ­ u gjet i kapur nga personat e pranishëm në vendngjarje dhe pastaj u arrestua nga policia në lidhje me incidentin. Ai është dërguar në spital si një masë paraprake dhe do të merret në paraburgim pasi të kurohet. Ai do të jetë gjithashtu subjekt i një vlerësimi të shëndetit mendor në kohën e duhur. Në këtë fazë të hershme të këtij hetimi, asnjë i dyshuar tjetër në vendngjarje nuk është identifikuar ose raportuar në polici, megjithatë hetimi vazhdon. Për shkak të natyrës së këtij incidenti janë shtënë burime shtesë policore për të siguruar komunitetet, veçanërisht ata që vëzhgojnë Ramazanin”.